Deklarata e Trump për “shithole”, mediat e huaja:Disa prej tyre nuk duhen lënë pa vizituar, përmendet Shqipëria

0

Media të shumta në bota kanë përcjellë me ironi shprehjen “shitholes” të artikuluar nga Presidenti Trump kur ai foli për emigrantë kryesisht nga vende afrikane që mësyjnë SHBA. Pas kësaj nuk kanë munguar komentet mbi shprehjen e përdorur nga Trump që i quajti këto si “vende hale”. Por outsideline.com rendit 5 vende që sipas saj mund të quheshin “shithole” nga Trump, por që ja vlen të vizitohen. Mes tyre përmendet dhe Shqipëria,mes Nambisë, Egjiptit, Kenias dhe Bregut Lindor te Virxhinias.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu..

https://www.outsideonline.com/2274741/top-5-shitholes-visit

Ja çfarë shkruhet konkretisht për Shqipërinë..

“Nëse Evropa do të ishte një depo uji, Shqipëria do të ishte “shithole”. Nuk është si Kroacia apo Italia, ku të gjithë shpenzojnë shumë para për të pirë verë, hanë ushqim të mirë dhe rrinë kot në Adriatik. Jo, në Shqipëri pini verë, hani ushqim të mirë dhe rrini më shumë pranë Adriatikut..Është një vend i vogël, përafërsisht sa madhësia e Merilendit, dhe 70 përqind e territorit të vendit është  malore me majat që janë pothuajse të ngrira si Alpet. Ju mund të bëni një udhëtim në majat më gëlqerore të Ballkanit, të kapni lumin Osum dhe të shikoni rrënojat antike greke si Apollonia që pak njerëz e shohin, sepse askush nuk e ka zhvilluar atë. Vendi im i preferuar mund të jetë Qeparo, ku mund të ecni me kajak rreth tuneleve të fshehta nënujorë  dhe të qëndroni në një han peshkatarësh ku djali ju jep pije falas vetëm për shkak se jeni amerikan.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here