Bujqësia në rrezik, Luçiferi do vazhdojë deri në 2050

0

Grupimi i shkencëtarëve të WWA (World Weather Attribution)që analizojnë efektet e motit parashikojnë që Luçiferi I këtij viti të jetë prezent çdo verë dhe të zgjasë deri në vitin 2050. Ajo që do t’I ndiejë më shumë pasojat do jetë bujqësia e cila do kërkojë kosto të pallogartishme veçanërisht në vendet në zhvillim për të përballuar të nxehtin e pazakontë. “The Guardian” ka zbuluar analizën në të cilën thuhet se vala e të nxehtit nuk do ndryshojë nëse nuk merrem veprime për të trajtuar ngrohjen globale.

Shkencëtarët e WWA analizuan valën e nxehtë të “Luciferit” që goditi në juglindje të Francës, Italinë dhe Kroacinë në fillim të gushtit dhe gjeti se forca e saj ishtë të paktën 4 herë më shumë për shkak të njerëzve që kanë shkaktuar ngrohjen globale.

Gjatë Luçiferit u konstatua se temperaturat nuk ranë nën 30 gradë celcius për tre ditë dhe netë rresht në pikat më të nxehta.

Një valë e tejzgjatur e të nxehtit është shumë e rrezikshme për shëndetin. Në 2003 vala e nxehtësise në Europë shkaktoi 75 mijë vdekje.

Zjarret në Portugali këtë vit ishin dhjetë herë më të mëdha si pasojë e nxehtësisë ekstreme nga ngrohja globale.

Studimi  i ri analizoi ngrohjen e kësaj vere në të gjithë Spanjën, Francën jugore, Italinë dhe Ballkan. Konkluzioni është dramatik, niveli i nxehtësisë në qershor, korrik dhe gusht ishte të paktën 10 herë më shumë se ai që do të kishte qenë në fillim të viteve 1900. bionews

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here