Bujqësia komerciale, Peleshi: Fermeri të orientohet drejt kulturave të reja

0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ka vizituar një nga pikat më të mëdha, të grumbullimit dhe eksportit të gështenjave, jo vetëm për Qarkun e Lezhës, por në gjithë Shqipërinë. Kjo sipërmarrje është e certifikuar me Certifikatën “Bio” dhe operon sot në treg duke përdorur një teknologji moderne dhe shumë të përparuar. Vlera e eksporteve të saj shkon në 8 milionë euro në vit. Ky investim është mbështetur nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi.

Në fjalën e tij, Ministri u përqendrua kryesisht në nevojën e orientimit të fermerit drejt kulturave të reja, mundësisht drejt 15 kulturave të përzgjedhura si potenciale shumë të fuqishme për eksportin shqiptar.   

“Shumë fermerë nuk e bëjnë dot atë kalimin, kapërcimin, hapin e madh drejt kulturave moderne, që do të thotë, kultura që i kërkon sot tregu dhe që japin shumë të ardhura, shumë herë më tepër të ardhura për fermerin. E para, sepse nuk kanë njohuritë e nevojshme, shërbimi i këshillimit pothuajse ka qenë inekzistent. Nuk kanë atë kapitalin e parë fillestar për të investuar, për të blerë farën, fidanin dhe janë të trembur, si me thënë, para riskut, që e reja gjithmonë ka. Formula, që ne jemi duke gjetur për të dalë nga ky ngërç, është bujqësia me kontratë. Pra, ta afrojmë grumbulluesin me fermerin së bashku dhe ne si shtet t’i mbështesim.”

“Pra, ja ku kemi një investitor të gatshëm, të partnerizojë me fermerët. Zotëria është fermer në fushën e bostanëve, të shalqirit, ka rreth 20 hektarë që punon. Është i gatshëm ta modernizoje fermën, ta zgjeroje atë, të marrë toka të tjera, por natyrisht janë problemet, që unë thashë pak më lart. Duke i bërë bashkë grumbulluesin dhe fermerin dhe pas tyre, shtetin me subvencionet, me skemën e subvencioneve, që do të fillojmë këtë vit, me IPARD-in që fillon nga mesi i vitit, duke mbështetur 50% të vlerës të fidanëve për grumbulluesin, duke mbështetur si në rastin e shalqinit p.sh., 3 milionë lekë të vjetra për hektare, mbjelljet e rejaDuke mbështetur 15 kulturat tona prioritare dhe që janë potenciale për eksportin, ne hap pas hapi, hektar pas hektari, bashki pas bashkie në të gjithë Shqipërinë, do të ndërtojmë fermat, jo të parat, se të parat, kemi disa të para, por do të shtojmë fermat komerciale, fermat moderne. Bujqësinë komerciale përkundër bujqësisë së mbijetesës.”

“Treguesi i punës sonë, të Ministrisë së Bujqësisë dhe i Drejtorive të Bujqësisë nëpër rajone, do të jetë: sa numri i fermerëve që shkojnë nga kulturat e vjetra dhe me pak fitim, u japim vetëm mbijetesën, drejt kulturave të reja, mundësisht drejt 15 kulturave të reja, të cilat krijojnë të ardhura, biznes, ekonomi, dhe pse jo, pasuri dhe mirëqënie për fermerin shqiptar”, – ka përfunduar ministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here