Britani, Coca Cola nuk lejohet të bëjë fushatën e Krishtlindjeve

0
BRUSSELS, BELGIUM - DECEMBER 09: The Coca Cola logo is seen on trucks on December 9, 2006 in Brussels, Belgium. It is 75 years since Haddon Sundblom drew the Coca Cola Christmas man, and to celebrate Coca Cola Belgium has developed an aluminium bottle which the trucks will deliver exclusively throughout Luxembourg and Belgium. (Photo by Mark Renders/Getty Images)

Coca Cola në gjithë botën po akuzohet se po minon përpjekjet për të ulur obezitetin e fëmijëve. Dhe për të thyer këtë paragjykim në Angli kompania do shpërndaje produktet e saj në ato që cilësohen si lagjet më të varfra të këtij vendit. Kjo është pjesë e nje turneu promovues për Krishtlindje.Por fushata me kamionët e coca colës ka ndeshur kundërshti të forta nga autoriteti i Shëndetit PUBLIK Britanik i cili tha se fushata e kompanisë në 42 vende të Anglisë është gjëja e fundit që duhet të kenë fëmijët.

Nga ana tjeter kompania ka shpërfillur thirrjet dhe ka bërë gati makinat e modeluara që do vizitojnë dhjetëra qytete në Mbretërinë e Bashkuar duke ftuar fëmijët të shijojnë zgjedhjet si  Coca-Cola Classic, Coke Diet ose Coca-Cola Zero Sugar”.

Por autoritetet e shëndetit publik u bëri thirrje pushtetarëve lokalë të mos lejojnë kamionët e coca colës pasi sipas tyre  coca cola ndikon ne rritjen e obezitetit tek fëmijët.

“Ne po inkurajojmë autoritetet lokale që të bëjnë fushatë me të vegjlit dhe prindërit e tyre se kjo lloj fushate marketingu përfshin pije të lira me sheqer te papajtueshme me uljen e normave te obezitetit dhe prishjen e dhëmbëve te fëmijët. Për të ndihmuar me të vërtetë fëmijët dhe familjet e varfra  ne kemi nevojë për mesazhe konsistente që i mbështet ata për të bërë zgjedhje më të shëndetshme.”thonë autoritetet shëndetësore britanike

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here