Brenda vitit të ardhshëm do ngrihen katër markato peshku. Ja pse dështoi merkato e Durrësit

0

Së shpejti në Shëngjin do nisë investimi për ndërtimin e merkatos se rë të peshkut, një investim i qeverisë shqiptare. Ministri i bujqësisë Niko Peleshi gjatë një takimi më peshkatarë në Durrës tha se për këtë qëllim do përdoren rreth 1 milionë euro. Ky është një projekt i buxhetuar për vitin 2018  dhe pritet të ndërtohet brenda 300 ditëve. Merkato e parë e këtij lloji në vend synohet te jetë brenda standarteve të BE dhe peshkatarët jo vetem do mund të shesin prodhimet e tyre aty, por do organizojnë dhe ankande si dhe lidhje bashkëpunimi me vendet e tjera me qëllim eksportin e peshkut.

Ministri Peleshi tha se kërkohet një menaxhim profesional i një investimi të tillë, pasi vetë ministria me strukturat e saj nuk mund ta kryejnë dot këtë.

“Pyetja që unë kam edhe që do doja ta diskutoja me ju është, se cila mendoni ju që  është mënyra më e mirë e menaxhimit të këtyre strukturave, pra të merkatave. Sepse unë jam i bindur që shteti mund ta investojë, ministria mund ta investojë, por një menaxhim profesional, ne me strukturat tona nuk e bëjmë dot. Kështu jemi të gatshëm edhe shumë të dëshiruar që  të bashkëpunojmë me shoqatat tuaja ose me bashkitë, ose me të gjitha format që propozoni dhe ne biem dakort, në mënyrë që investimi mos shkojë dëm dhe menaxhimi ta vërë atë në funksionim të plotë për t’i krijuar një treg të shkathët, që reagon shumë shpejt ndaj kërkesave tuaja.

Pas markatos së Shëngjinit do nisë puna për ngritjen e markatove të peshkut në tre portet kryesore të pëshkimit në vend në Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Në Portin e Durrësit dy vjet më parë u tentua në ndërtimin e një të ashshtuquajture merkato peshku i cili megjithë investimin e kryer, kurrë nuk e plotësoi këtë funksion. E ashtuquajtura merkato është shndërruar tashmë në një pikë shitje me pakicë të peshkut. Brenda saj ndodhen ende 17 frigoriferë të vegjël të cilët mbushin gjithë sipërfaqen e merkatos. Nuk ka një lavaman, nuk ka një ambjent higjenik, nuk ka absolutisht një tregues që të plotësojë kërkesat e një markate. Nuk ka një hyrje dhe dalje për prodhimin, ndërsa gjithcka brenda saj funksionon vetëm si treg shitje, dhe as qe bëhet fjalë për ankand ose bursë të peshkut.

Flota e peshkimit të Durrësit është një nga flotat më të rëndësishme. Ka mbi 100 anije, nga të cilat aktive janë mbi 80 anije. Nëpërmjet kësaj flote peshkimi sot kjo flotë siguron 2500-3000 ton peshk të freskët.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here