Brenda dy muajsh hapet skema kombëtare e financimit të fermerëve (VIDEO)

0

Gjatë dy muajve të ardhshëm pritet të hapet skema kombëtare e financimit të fermerëve. Gjatë vizitës në Shkodër në një magazinë  grumbullimi bimësh medicinale ministri i bujqësisë Niko Peleshi ftoi fermerët të aplikojnë duke treguar kujdes të hartojnë projekte me impakte dhe pritshmëri. Duke folur për bimët medicinale ministri tha se vetë qeveria në skemën kombëtarë të financimeve do orjentoje gjithsejt 15 prodhime prioritare  me impakt të madh në punësim dhe eksporte. Njëra prej të cilavë do jenë dhe fusha e  grumbullimit të bimëve medicinale.

“ Këtë vit skemën kombëtare do ta orietojmë në 15 prodhime gjithsej. Kemi një shportë me 15 prodhime prioritare, me impakt të madh edhe në eksporte dhe në punësim. Bimët medicinale, kjo magazinë që shohim këtu, është baraz me një fabrikë, me 500 punëtorë, se janë, siç e thatë ju, gati 500 vetë, që jetojnë nëpërmes këtij aktiviteti. Pra, ka impakt në punësim, ka impakt në rritjen e eksporteve, ndaj ne do ta mbështesim këtë fushë, në gjithë zinxhirin e vlerës. Do mbështesim prodhuesin me subvencione, do mbështesim grumbulluesit, përpunimin, tharjen dhe gjithë proçeset që shtojnë vlerën.” tha Peleshi.

Më tej ai nxiti fermerët të orjentohen gjithnjë e më shumë drejt prodhimeve organike pasi në këtë drejtim mbështetja e qeverisë do jetë më e madhe.

“Në qoftë se, tregohet pak kujdes, për ta orientuar prodhimin drejt prodhimit organik, që e rrit ndonjëherë dhe me disafish vlerën, ne do t’ju mbështesim, por duhet që secili, edhe ju keni një rol shumë të madh, që të “edukoni” në një lloj mënyre fermerët, sesi duhet ta nxjerrin prodhimin organik, si duhet ta mbrojnë tokën, si duhet ta kultivojnë pa pesticide, ato që janë të kultivueshme, se të egrat janë gjithsesi organike.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here