Botanika dhe e gjelbra trendi i ri i Krishtlindjeve 2017 (foto)

0

Pyjet e fantazive, trendet e reja dekoruese të Krishtlindjeve 2017

Teksa afrohen Krishtlindjet 2017,  të gjithë jemi në ankth për arredimin e shtepive tona me ngjyrat dhe simbolet e kësaj feste të përbotshme. Ngjyrat e bardhë dhe e kuqja dominojne ngjyrat e festës, por këtë vit ofrohet trend i ri prirja botanike e gjetheve të gjelbra.

Pllakat e mbushura me myshk, kurorat me pupla, asparagus, shpendët, kërpudhat, konet me pisha, spektakël iriqash, kashtoret dhe drerët janë  trendet që ofron ky fundvit në shtepitë tuaja.

Një dizenjatore Abigail Ahern po rilind epokën e gjetheve

E njohur për stilin e saj të errët dhe dramatik,një nga projektet e saj të fundit është përzgjedhja e bimëve të thara për shtëpinë. Ka një cilësi të dukshme arredimi këtë vit, duke krijuar brenda banesave ambjente si në përralla si një mënyrë të pagabueshme për të injektuar magjinë e Krishtlindjeve .

Dikush ka zgjedhur dhe këtë kurorë lulesh krejtësisht natyrale.

Dhe më thjesht akoma, ky është viti për të marrë në konsideratë eukaliptin gjethen tradicionale të dimrit. Jep një shkëlqim befasues me gjether e gjelbërta të formuara në mënyrë të përkryer. Asnjë stilim, një degë e gjelbër zëvëndëson gjithcka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here