Bletarët kërkojnë të përfshihen në skemën e subvencioneve.Peleshi: Bëhuni bashkë, nuk ju financojme dot për 5 koshere

0

Turizmi dhe bujqësia kanë qënë sot temat kryesore të bashkëbisedimit të ministrave Peleshi, Klosi dhe zv,kryeministres Mesi me fermerë të rinj lidhur me skemën e re prej 20 mln euro për financimin e bujqësisë. Kryetarja e Shoqatës së Bletarëve të Shqipërisë Lejla Shehu i kërkoi Peleshit të përgjigjet pse bletarët janë lënë jashtë skemës së financimit. Sipas saj ky sektor ne vend është lënë si i dorës së dytë në kontrast me vendet e rajonit ku bletarët edhe pse punojnë me kapacitete shumë më të ulëta se këtu trajtohen shumë më mirë.

”Bletaria duhet ndihmuar që nga ai që ka 5 bletë deri te ai që ka 300″-tha Shehu.

Madje kryetarja tha se bletarët janë gati të investojnë vetë edhe ne mbjelljen e pemëve te reja, por me kusht që në do rreth të ngrihet një park me pemë mjaltdhënëse.

Por ministri Peleshi tha se bletaria nuk është lënë jashtë skemës kombëtare prej 20 mln.euro.Ideja është që me 1.5 milionë lekë të mbështeten ata bletarë që kanë minimumin 100 koshere. Pasi sic u shpreh ai ‘është e pamundur të mbeshteten bletarë me 5 koshere”

Rruga e vetme për të thithur subvencioneqë këshilloi ministri është vetëm bashkimi dhe kooperimi mes bletarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here