Biznesi kosovar: Dy qeveritë në Korçë jo dekor, por të heqin barrierat

0
Jar0006640 Lorries queue on the M20 during 'Operation Stack' after yesterday's fire in the channel tunnel.

Jo patetizma patriotikë, por vepra dhe vendime konkrete në të mirë të sipërmarrjes së dy vendeve. Më kryesoren hapjen e tregjeve dhe heqjen e barrierave. Këtë do kërkojë biznesi kosovar nga takimi i dy qeverive në Korcë në fund të nëntorit. E mbledhur këtë të shtunë Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) gjatë një konference për media ka ngritur shqetësimet e komunitetit të biznesit kosovar mbi barrierat tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, tha se praktika e takimit të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë e mirëseardhur për komunitetin e biznesit dhe OEK-un, pasi ndikon pozitivisht në krijimin e një klime të favorshme për tregti dhe investime, përmes eliminimit të barrierave prezente, sidomos gjatë eksportit të prodhimeve nga Kosova në Shqipëri”, tha ai.

Duke e vlerësuar që kjo praktikë deri tani ka prodhuar vetëm dekor për konsum mediatik, OEK vlerëson që përmbajtja e këtyre takimeve duhet të ndryshojë në drejtim të krijimit të mekanizmave që garantojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve. OEK beson se takimi i radhës në mes dy qeverive në Korçë është një mundësi për zgjidhjen e problemeve konkrete që pengojnë bashkëpunimin në mes dy vendeve. “Ky dokument përmbledhës nga ky hulumtim do të jetë platforma më e mirë, për ata që janë të thirrur të marrin vendime, drejt krijimit të kushteve për një treg të përbashkët, përmes krijimit të mundësive për një ekonomi komplementare në mes dy vendeve, prandaj kërkojmë nga Qeveritë tona që të na përfshijnë si pjese integrale të këtij takimi”, tha Gërxhaliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here