Bimët mjekësore, biznesi që u ngrit nga hiçi, dhe kapi majat e eksporteve shqiptare

0

Eksportet e bimëve medicinale vitin e kaluar kapën shifrën e 40 milionë dollarëve, duke zënë vendin e parë të produkteve që Shqipëria eksporton në botë. E ngritur në rreth 24 kompani eksportuese industria e bimëve mjekësore sot kanë shënuar një histori suksesi. Nisi fillimisht në mënyrë sporadike nga banore te zonave malore që mblidhnin dhe shisnin per nevoje jetese  bimë mjekësore që rriten në gjendje të egër në terrene malore dhe  sot kjo industri numëron rreth 90 mijë persona të shpërndarë në gjithë territorin e vendit. Eksporti i bimëve mjekësore është shumëfishuar vitet e fundit si pasojë e rritjes së kërkesës në tregjet e huaja, formalizimit të tregut vendas, kërkesat gjithnjë në rritje për bimët medicinale të përpunuara, pastrimit të tyre nga kompanitë e mëdha si dhe mundësia qe jep kjo kulture per t’u rritur edhe në  gjendje natyrore pa kërkuar investime të mëdha.

Filip Gjoka  kryetar I Shoqatës së  Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Shqiptare, cili është njëkohësisht është edhe zotërues i kompanisë më të madhe të eksportit të bimëve mjekësore “Filipi Company” , thotë për bionws se eksportet janë rritur me gjithë disa vështirësi që shfaqi tregu ndërkombëtar. Sipas tij shoqata është organizuar këtë vit në të gjithë zinxhirin e sektorit .

Sfidat e kësaj industrie

Pavarësisht rritjes galopante industria e bimëve mjekësore gjendet përballë sfidash jo të pakta. Disa bimë me vlera dhe kërkesë në treg degraduan, kultivimi i hashashit në vend largoi  vëmendjen nga bimët medicinale duke shkaktuar dhe dëmtimin e tyre, faktor I cili pritet të rikuperohet  këtë vit kur ky fenomen tashmë po luftohet. Mbledhësit e bimëve medicinale të zonave të thella u morrën me hashash pasi siguronin më shumë fitime. Largimi I popullsisë nga zonat rurale dhe braktisja e zonave malore është një problem me vete për eksportuesit pasi  është kjo popullsia që angazhohet direkt në mbledhjen e bimëve medicinale. Kompanitë e huaja që e kanë kthyer këtë biznes shumë më të organizuar janë një konkurencë e hapur për kompanitë vendase. Pavarësisht këtyre sfidave bimët mjekësore janë kthyer kundër varfërisë duke u bërë promotor punësimi në zonat më të thella dhe të varfra të vendit tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here