Bie konsumi i kafes

0

Konsumi i kafes ra gjatë periudhës janar-gusht me rreth 250 ton, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa çmimi i këtij produkti në bursat ndërkombëtare rezulton me rritje.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë 8-mujorit konsumi i këtij produkti në treg, që lidhet direkt me pagesën e akcizës në momentin e hedhjes në qarkullim (nga importi ose nga daljet e magazinave fiskale) llogaritet 5.223 ton nga 4.973 to që ishte në janar-gusht 2016.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë 8-mujorit u importuan 5.381 ton kafe nga 5.543 ton që u importuan në 2016.(ATA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here