Berati thyen tabutë, u hap dyert romëve për panair (FOTO)

0

E ndërsa shpesh komuniteti i romëve paragjykohet, nga Berati vjen një shembull tjetër. Jo më femijë romë nëpër rrugë duke lypur apo larë xhamat e makinave, jo nëna rome me të mitur në duar duke lypur, por romë që jetojnë me punë dhe sakrifica. Madje guxojnë dhe prezantojnë gjithçka të bukur që krijon  ky komunitet, gatime karakteristike, krijime të artizanatit, prodhime bujqësore etj.

Gjithçka ka ndodhur në panairin “Kultura dhe tradita rome” ne qender te Beratit ku pjesëmarrës ishin komunitete nga disa bashki të vendit. Produktet e shportës së përditshme, gatimet e amvisave të këtij komuniteti, krijimet e artizanit, etj janë prezantuar në stendat e panairit.

Vetë romët kanë treguar se dinë të gatuajnë shumë mirë revaninë, tavën me zogj, byrekun me djathë, turshitë me perime, reçelra me fruta të ndryshme. Ndër prodhimet artizane janë ato të krijuara me thupra, kashtoret, apo punimet e dorës. Romët shprehen se po kultivojnë edhe në ngastra të vogla bujqësore panxhar, ndërsa disa prej tyre kanë mbjellë dhe fruta si shegët.(NEWS 24)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here