Berati feston vjeljen e rrushit

0

E kthyer tashmë në një traditë në Berat, festa e vjeljes së rrushit ka mbledhur bashkë në një nga kantinat e qytetit, prodhues verërash,ambasadorë, politikanë, artistë, etj.

Pjekja e frutit të rrushit konsiderohet pikërisht si festa e vjeljes, gjë që më pas i hap rrugën prodhimit të verës.

Të ftuarit kanë ndjekur nga afër fillimisht proçesin e vjeljes së rrushit dhe më pas në mënyrë simbolike është bërë shtypja e tij për prodhimin e verës. Festën e ka përshëndetur fillimisht pronari i kantinës Muharrem Çobo, i cili foli për atë  se si është kthyer festa në një traditë të përvitshme.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here