Befason Bashkia e Sarandës: Do therren bagëtitë që do gjenden në rrugë

0

Bashkia e Sarandës ka publikuar sot një njoftim tejet të veçantë duke paralajmëruar se do çohen në therrtore të gjitha bagëtitë që do gjenden në rrugë jashtë rregjimit stallor, ndërsa  mishi I tyre do jepet falas për konsum nga institucionet sociale. Vendimi radikal i bashkisë bëhet me qëllim për të ndarë turizmin nga bagëtitë

Njoftimi i plotë i bashkisë Sarandë: 

Njoftohen të gjithë qytetarët, banorë të Sarandës dhe Ksamilit, që mbarështojnë bagëti në këto territore, se Bashkia do të ndërmarrë veprime me tolerancë zero në zbatim të ligjit, për të ndarë përfundimisht turizmin nga bagëtitë.

Në çdo rast që do të kapen të imta dhe gjedhë jashtë regjimit stallor, në qendrat e banuara te këtyre territoreve, ato do të përfundojnë në thertore dhe mishi i tyre do të jepet për konsum falas në institucione sociale etj.

Është hera e fundit që mbarështuesit e bagëtive të imta apo gjedhë, porositen t’i mbajnë në regjim stallor, ose t’i tregtojnë ato apo t’i therin dhe t’i konsumojnë vetë, përpara se të sekuestrohen dhe çohen në thertore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here