Befasojnë disa vende, qumështi shitet në automatë

0

Një litër qumështi prodhohet diku, pastaj duhet të udhëtojë kilometra të tëra për t’u paketuar, pastaj sërish në udhëtim drejt supermarketit në mënyrë që të shkojë deri te konsumatori. Pas përdorimit, paketimi përfundon në kazanin e mbeturinave. Por disa vende europiane kanë gjetur një zgjidhje më produktive. Pranë fermave blegtorale kanë instaluar makinat e qumështit, ose automatët siç njihen ndryshe. Aty qumështi shitet direkt, konsumatori shijon prodhimin e freskët, paguan më pak dhe prodhuesi i qumështit nxjerr më shumë fitim. Përfitime dhe për mjedisin i cili vuan më pak nga shkarkimet e CO-s. Një situatë e favorshme për prodhuesin, konsumatorin,tregun dhe mjedisin..

Që prej disa vitesh në të gjithë Evropën prodhuesit e qumështit u organizuan për të shpërndarë qumështin direkt te konsumatori përmes automateve të qumështit, të ngjashme me ato të ujit.

Komunitetet italiane kanë qënë në krye të kësaj nisme. Sistemi po funksionon dhe po përhapet në gjithë vendin. Kjo fushatë e inicuar nga shoqatat e fermerëve është  quajtur fushata “kilometri zero” dhe i shërben mbështetjes së prodhimit dhe konsumit. Së fundi shitja e qumështit në automat është kthyer në modë dhe për restorantet. Madje ato që cilësohen si “shtëpi të ujit” janë instaluar pranë makinave të qumështit, dhe për të stimuluar shitjen e qumështit, uji  shitet falas.

Në Francë janë instaluar deri tani 85 shpërndarës qumështi. Çdo makinë qumështi kushton 50 mijë euro dhe ambalazhi mund të rikthehet për 1 euro.

Në Sllovaki makinat e qumështit u instaluan pas 2009 ku kriza goditi këtë sektor. Prodhuesit gjetën këtë si zgjidhje, shitjen e drejtpërdrejtë te konsumatorët. Në fillim shteti subvencionoi blerjen e tyre dhe tashmë në gjithë vendin ka 100 makina në veprim.

Në Çeki përhapja e makinave të qumështit goditi prodhuesit e ambalazhit të qumështit industrial “Tetrapack” madje ka dhe  përballje gjyqësore mes tyre. Por për fat të mirë makinat e qumështit vijojnë të funksionojnë shumë mirë.

Edhe në Spanje ka qindra makina të tilla që punojnë në rajone si Bask, Navarra, Asturias, Sevilla, Madrid dhe Katalanjë.

Në Shqipëri ende nuk njihen këto mënyra, ndërsa qumështi veç prodhimit industrial një pjesë e mirë shitet nga fermerët në bidona plastikë, rrugëve pa kontroll dhe pa asnjë lloj  sigurie. Qumeshti ne automat një përvojë e cila mund të shfrytëzohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here