BE ndihmë për peshkimin, gati granti 3.4 milionë euro

0

Peshkatarët shqiptarë kanë mundësi të përfitojnë fonde nga BE  për investime ose rimëkëmbje te biznesit, ndërkohë që institucionet shtetërore kanë afat deri në 11 shtator për të aplikuar për të fituar grante në ndihmë të sektorit të peshkimit.  BE njoftoi pak kohë më parë se do ndihmojë sektorin e peshkimit në Shqipëri, duke dhënë një grant me vlerë 3.4 milionë euro (3.98 milionë dollarë amerikanë.. Peshkatarët shqiptarë do të kenë mundësinë të përdorin këto grante për të përmirësuar elementë të ndryshëm si sistemet e navigimit, sigurinë ushqimore (frigoriferët), përmirësimin e pajisjeve të peshkimit dhe reduktimin e ndotjes.

Sipas një deklarate të delegacionit të BE-së, grantet për individët do të jepen nëpërmjet një pale të tretë që do të përfitojnë nga fondet e BE dhe do të kufizohen deri në 60,000 euro.Këto grante nuk duhet të mbulojnë më shumë se 50 për qind të vlerës së investimeve, ndërsa të gjitha institucionet publike kanë një afat të caktuar për t’u përgjigjur në 11 shtator, sqarohet në  deklaratë. Regjistri Kombëtar i Flotës Kombëtare shqiptare  numëron 592 anije peshkimi dhe 4,215 njerëz të punësuar në këtë sektor.(bionews.al)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here