BE ndalon pijet me sheqer në të gjitha shkollat

0

Industria e pijeve të buta në Europë ka njoftuar se do ndalojë shitjen e pijeve me sheqer në të gjitha shkollat në BE duke nisur nga fundi i 2018.  Aktivistët e shëndetësisë e kanë mirëpritur këtë masë, por thonë  se duhet bërë më shumë për të nxitur ushqimin e shëndetshëm në shkolla. Vendimi përfshin jo vetëm dhënien fund të shitjeve të pijeve të buta për shkollat fillore, por dhe gjithë reklamat për këto lloj pijesh dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin ndalimin e përmbajtjes së sheqerit në pijet  e lehta në mbi 10% deri në vitin 2020. Organizatat e konsumatorëve kanë thënë se ata janë të inkurajuar nga vendimi. “Pijet e sheqerit nuk kanë vend në një mjedis të shëndetshëm shkollor”, tha për EURACTIV Emma Calvert, zyrtare e politikës ushqimore pranë organizatës evropiane të konsumatorëve BEUC.

“Në kushtet kur një e treta e fëmijëve në Europë vuan nga  mbipesha, është koha për ushqim dhe pije për fëmijë të shëndetshëm” tha ajo.Belgjika përfaqësoi e para nismën nisur dhe nga një studim ku prishja e dhëmbëve për shkak të sheqerit në pije prek 50% të fëmijëve.

Aktualisht përmbajtja e sheqerit në këto lloj pijesh është zvogëluar me 12% që nga 2015, por synohet te hiqet fare

. Në Raportin e Obezitetit të vitit 2017, OBSH vuri në dukje se pijet me sheqer janë pjesa  kryesore e  problemit:

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here