Banorët e Rragamit protestë kundër rritjes së çmimit të duhanit

0

 

Rritja e akcizës së duhanit me 5 lekë duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm rrezikon bukën e 300 familjeve të fshatit Rragam ne Shkoder që e sigurojnë jetesën vetëm përmes kultivimit të kësaj kulture bujqësore. Prej shekujsh fshati Rragam  ne  Shkoder kultivon duhan, ndërsa vitet e fundit banorët kane mundur vetëm te mbijetojnë pasi mungojnë pikat e  grumbullimit, duhani ngel stok.Kultivuesit e duhanit kërkojnë ngritjen e një pike grumbullimi ndërsa duan të vendoset një çmim real mbi kostot, pasi dhe tregtarët e mëdhenj ua blejnë duhanin me çmime qesharake.Në shtator të këtij viti qeveria vendosi rritjen me 20 lekë të akcisës për një paketë cigare duke ndërhryë në ndryshimin e regjimit të akcizave, gjë që u reflektua menjeherë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve.Në Shqipëri akciza llogaritet mbi çmimin e shitjes dhe është 4.500 lekë për 1.000 cigare. Në rajon kjo taksë llogaritet mesatarisht nga 20–37% të çmimit të shitjes. Ndërkohë që në fillim të  vitit të ardhshëm pritet të ketë një rritje tjetër të çmimit tëcigareve, si efekt i rritjes së nivelit të akcizës me 5 lek për paketë. Rritja me 5 lekë për paketë+ 20 % TVSH,  duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, do të rezultojë me një rritje prej 10 lekë për paketë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here