Asnjë baxho që nuk plotëson kushtet s’do lejohet të punojë(VIDEO)

0

Ministri i bujqësisë Niko Peleshi teksa inspektoi një fabrikë qumështi në Nizhavec të Korcës përsëriti se ajo që u bë me thertoret dhe pikat e tregtimit të mishit do shtrihet dhe në linjat e përpunimit të qumështit, fabrikat dhe baxhot. “Tolerancë zero,-tha ministri-puna do përqëndrohet te kjo hallkë e zinxhirit ushqimor sic është përpunimi i qumështit”

Sipas tij informaliteti në këtë sektor është i patolerueshëm dhe as mund të imagjinohet te ketë baxho apo punishte të paliçensuara.

“Siguria ushqimore është kusht i rëndësishëm në BE. S’ka eksport drejt tregut mbi 600 milionë konsumatorë, s’na futin as te dera nëse nuk arrijmë standartet” tha ministri.(TV Korca)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here