Alarmi i Panaritit: Në anijet e peshkimit nuk funksionon sistemi Bluebox, siguria kombëtare në rrezik. Reagon Ministria: E ktheve në sistem korruptiv

0

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond ka dhënë alarmin se mosfunksionimi i sistemit Bluebox në anijet e peshkimit cënon sigurinë kombëtare, pasi sipas tij  kjo sjell në mosgjurmimin edhe të anijeve të cilat shpërndajnë lëndë narkotike.Ish-ministri, shkruan se mungesa e sinjalit të GIS në sistemin Bluebox vjen si rezultat i mospagesës së kontraktorit.

STATUSI I PANARITIT
“Nuk ka smartphone dhe automjet të dekadës së fundit që nuk gjurmohet dhe identifikohet në çdo çast për pozicionin e tij kudo në botë me përjashtim të anijeve të flotës tonë të peshkimit. Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mos pagesës së kontraktorit. Çfarë po ndodh? Cilat janë pasojat? Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen.

Së dyti evazion i rëndë fiskal nga mungesa e raportimit të veprimtarisë ekonomike të peshkimit dhe cenim i rëndë i statistikave të sektorit duke na vendosur në disavantazh të thellë në negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian. Mos harroni që jemi ndër vendet e para që përkrah Shteteve të Bashkuara, nënshkruan dhe ratifikuam marrëveshjen e masave portuale për ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve të paligjshme dhe partneret tanë strategjikë presin rezultate dhe jo fjalë.”

 

Por ka reaguar pas kësaj zv.ministri i Bujqësisë Roland Kristo që sic shprehet ai ky problem nuk është i ri, por i hershëm dhe që vetë Panariti ka qënë në dijeni që kur ishte Ministër.

“Që nuk funksiononte sistemi ish ministri e dinte prej shumë kohësh edhe nëpërmjet Memove dërguara atij, sikurse edhe letrave të dërguara (dhe të protokolluara në Ministri) nga Grupet e interesit, peshkatarë apo shoqata. Sistemi Blue box u kthye në sistem korruptiv për të shitur aparate me çmime marramendëse duke bllokuar anijet e peshkimit. Kam vendosur edhe letrat me çmimet qe u dërgonin anijeve të peshkimit, duke i bllokuar aktivitetin nëse nuk bënin pagesën sikurse edhe letrat me ankesa. Vetëm leximi i tyre nxjerr në pah çfarë kanë bërë ose tentuar të bëjnë me anijet e peshkimit.”

Zv.ministri sqaron gjithashtu se kjo cështje nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe as që bëhet fjalë për cënim të sigurisë kombëtare..

”Duhet të informoj edhe diçka në lidhje me të gjithë ata që merren me teori konspirative lumenjsh drogërash apo sigurie kombëtare. Sistemi VMS është një sistem që nuk ka asnjë lidhje me kontrollin e anijeve të peshkimit. Anijet e peshkimit kontrollohen me sisteme të tjera që sot janë në funksionim. Është një sistem që monitoron aktivitetin për sforcon e peshkimit dhe kaq. Është gjithashtu një sistem i lidhur me sigurinë e jetës dhe që në rast avarish të gjendet ku ndodhet anija, ose në rastin më të keq ku ka lëshuar sinjalin e fundit. Natyrisht, ata të cilët në korrik të vitit 2007 kur diskutohej Strategjia e Peshkimit, deklaronin se do ta mbyllnin peshkimin do nxirrnin peshkatarët në asistencë dhe do të jepnin detin me koncesion, sot përgojojnë një sektor të tërë vetëm për ta bërë pis. Sot kur vëmendja e Qeverise është kthyer nga sektori duke e trajtuar atë si një sektor me perspektivë në ekonominë e vendit, nuk u del e keqja dhe përgojojnë çdo politike në mbështetje të tij. Ata që premtuan në 2005 naftën me 40 leke (nga 48 në Qeverinë Nano) dhe e bene në 2006 me çmim tregu sot flasin për plane që kishin për sektorin. “

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here