AKU BLLOKON 2.4 TON MISH, A ISHTE KJO E VETMJA RRUGË?

0

 

Opinion
AKU njoftoi sot sekuestrimin dhe më pas asgjësimin dhe depozitimin në landfillin e Sharrës të një sasie rreth 2.4 ton mish. Mishi ishte bllokuar gjatë inspektimeve të ditëve të fundit pasi rezultonte pa vulë veterineri dhe çertifikatë origjine. Pra nuk thuhej në asnjë moment që mishi ishte i pakonsumueshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve. Pa dashur të mohojmë përpjekjet e këtij institucioni në garantimin e sigurisë ushqimore pyetja që ngrihet në këto raste është kjo;

A ështe e vetmja mënyrë asgjësimi i një sasie të tillë mishi? Dhe nëse mishi do t’i nënshtrohej gjithë protokollit të kontrollit dhe nëse krijoheshin kushte për ruajtjen dhe frigoriferimin e tij a mund të përdorej ai për njerëzit?

Ka me dhjetëra nevojtarë që e kanë  luks të konsumojnë mish, ka me dhjetëra qendra bamirësie, fëmijë që luten rrugëve edhe për gjysëm bidonë me ujë, mijëra romë që ku i zë nata s’i gjen mëngjesi. Dhe pyeja që ngrihet është e thjeshtë, jo vetëm mishi por dhe  tonelata të tëra ushqimesh që asgjësohen për shkak të mosrepektimit të zinxhirit ushqimor, dhe protokolleve ligjore  a mund të përdoren për qëllime bamirësie?

Ligji ndoshta mund ta parashikojë opsionin e asgjesimit dhe të vetëm, ashtu sikurse këto aksione të ditëve të fundit nuk është cudi  të shërbejnë dhe si trofe në duart e zyrtarëve për t’i tundur para shefave dhe eporëve për vendin e punës.  Por ligji duhet dhe mund të bëhet elastik, përballë nevojave për ushqyrje të një kategorie të madhe njerëzish që jetojnë ekstremisht të varfër. Shqiperia ku 32% e banoreve jetojne me më pak se 3.5 dollare ne dite nuk e ka luksin që me një të rënë të lapsit të hedhi në plehra tonelata ushqimesh. Ka raste të shumta ne bote ku ushqime të “paligjshme, por të  parrezikshme” kanë hyrë në rrugën ligjore dhe janë përdorur për të luftuar varfërinë.   Sepse ai mish dhe këto ushqime të cilat mund t’u shpërndaheshin të varfërve në mënyrë dinjitoze, të hedhura në Lanë nuk është çudi të konsumohen po prej të varfërve, por këtë herë  duke rrëmuar prej tyre mes malit të mbetjeve të Sharrës.

Një rrugë e tillë mund të konsiderohet si pjesë e zgjidhjes, ashtu sikurse sot në botë bëhen thirrje që për të luftuar urinë dhe nënçmimin, të varfërve mund t’u jepen ushqime të reduktuara dhe ato që hidhen poshtë. (N.SPIRI)

 

Ushqimet që “hidhen poshtë” mund të luftojnë urinë

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here