94 milionë euro mbështetje financiare për bujqësinë në Shqipëri/video

0

Shqipëria ka plotësuar kushtet e nevojshme për të përfituar nga program IPARD, një program i fokusuar tek bujqësia dhe që është një bashkëpunim mes qeverisë dhe Bashkimit Europian. Në një dalje për mediat Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi u shpreh se në total financimi që do të shkojnë për bujqësinë është 94 milionë euro nga të cilat 71 milionë janë nga Bashkimi Europian dhe 23 nga qeveria shqiptare.

“Nga sot çelim siparin e një program financimi prej 94 milionë eurosh për bujqësinë në Shqipëri. Kemi një dritare financimi ndoshta më të madhe sesa kapacitetet tona institucionale por edhe të sektorit ndaj duhet të punojmë që në pranverë kur parashikojmë të shpallim thirrjen e parë me tre masa të këtij program të jemi gati, jo vetëm si Agjenci e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural apo ministri por edhe si grupe interesi fermerë dhe agropërpues. Duhet që projektet në pritje të jenë të shoqëruar me plane të mirëfillta biznesi dhe të hartuar me konsulentë për të plotësuar të gjithë kushtet dhe për të përfituar nga këto masa”, tha Peleshi.

Ai nënvizoi që plani i financimit për secilën kategori do të jetë i konsiderueshëm dhe ka specifikat e veta.

“Së pari IPARD mbështet me 34 milionë euro investimet në fermë. Masa fillon nga 10 mijë euro në 500 mijë euro dhe ka një limit në përqindjen e vlerës së investimit dhe shkon minimum 60 për qind, kurse  në zonat malore 70 për qind të investimit në fermë, pra që mbulohet nga granti. Ndërkohe 5 për qind më tepër jo 60 por 65 për qind marrin fermerët e rinj nën 40 vjeç që shkon në një linjë me skemën e mbështetjes së bujqësisë.

Masa e dytë lidhet me investimet në përpunim siç mund të jenë industria e qumështit, mishit, fruta-perimeve apo verës. Janë 26 milionë euro në këtë kategori dhe financohet 50 për qind e investimit dhe deri në 2 milionë euro. Pra investimi të jetë 4 milionë euro dhe 2 milionë janë nga IPARD.

Masa e tretë ka të bëjë me diversifikimin e fermave në kuptimin e mbështetjes së ekonomive të tjera jobujqësore që mbështeten në fshatra”, tha Peleshi.

NJË LAJM SHUMË I MIRË – Bashkimi Europian aprovoi dje fondin e posaçëm 71 mln Euro për qeverinë shqiptare për bujqësinë dhe peshkimin. Ndërkohë edhe qeveria shqiptare do të bashkëfinancojë me 23.3 mln Euro duke e çuar në total 94.3 mln Euro mbështetjen për zhvillimin e sektorit

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, January 23, 2018

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here