9 gabimet që duhet të shmangni kur mbillni perime ne kopsht

0

 

Janë të shumtë njerëzit që e kanë kthyer në trend të kohës mbjelljen e perimeve në kopshtet pranë shtëpive të tyre, ose në pamundësi të pasjes së një kopshti, i mbjellin ato në vazo ne ballkone. Por biologët u vijnë në ndihmë me këshillat dhe sugjerojnë 9 gabime që duhen shmangur në raste të tilla.

Gabimi 1-Gabimet me ujitjen

Uji është i rëndësishëm pë rritjen e perimeve që ato të lulëzojnë dhe zhvillohen. Por si sasia e madhe e ujit, ashtu dhe sasia e vogël mund të jetë fatale. Ne ditë të nxehta ato duhen ujitur 2-3 herë në javë, kurse kur moti freskohet një herë në javë. Uji duhet t’u shkojë perimeve drejt e në rrënjë. Një rregull i përgjithshëm është  që perimeve t’u jepet në kohë të freskët 25.4 mm ujë në javë, nëse përdorim për të matur një kovë.

Gabimi 2- vendosja e bimëve në vendin e gabuar

Dielli osë hija mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin e bimëve. Nëse keni hapësirë të kufizuar ju duhet ta menaxhoni atë mirë.. Bimët si marulja dhe lakra do të jenë mirë në qoshe të errët të kopshtit tuaj. Ndërsa, bimët si domatja  dhe kungulli  në hije do të vuajnë.

Gabimi 3-Zgjedhja e perimeve të bëhet sipas zonës suaj klimaterike

Shumëkush vendos të mbjellë perime duhet të ketë njohuri për zonën ku jeton. Farat e bimëve që ne blejmë zakonisht tregojnë kohën e pjekurisë, pra rritjen nga një filiz  deri në një perime të pjekur. Në zonat e ulëta ditët me acar janë të rralla, c’ka favorizon rritjen deri vonë të perimeve si domatja, speca, kungulli etj. Në zonat malore patatja duhet rritur shpejt, para ardhjes si dimrit.

Gabimi -4 Mos u zhgënjeni nga pritja

Është e lehtë të hiqni dorë menjeherë nëse gjërat s’ju kanë shkuar ashtu siç i menduat, por durimi dhe këmbengulja është gjëja më e rëndësishme për të mbështetur iniciatvën që keni marrë.

Gabimi 5- Injorimi i tokës tuaj

Perimet ushqehen direkt nga toka. Shtimi i lëndës organike është mënyra më e mirë për të krijuar tokë të shëndetshme dhe pjellore. Kjo gjithashtu përmirëson strukturën e tokës dhe e bën më të lehtë punën. Përzieni disa materie organike në tokën tuaj para se të mbillni perime.  Ju gjithashtu mund të shtoni përzierës organikë në sipërfaqe të tokës si bar të copëtuar, gjethe të copëtuara. Këto do të sigurojnë lëndë ushqyese të vazhdueshme, pasi ato ndahen me kalimin e kohës.

Gabimi 6-Mos i rrotulloni  perimet

Disa sëmundje të caktuara perimesh jetojnë në dhe si për shembull “virus i mozaikut”. Këto viruse shpesh herë përshtaten në një lloj perimi, si për shembull tek kastravecët ose fasulet. Një prej mënyrave më të mira për ta larguar këtë virus  është mbjellja e perimeve të ndryshme në të njëjtin toke . Nëse për disa vjet virusi nuk përshtatet tek bima, së shpejti do të zhduket. Gjithashtu, cdo perim ka nevojë për lloje të ndryshme të lëndëve ushqyese.Rritja e një perimi në të njëjtin vend cdo vit do të shterojë zonën e lëndëve të njëjta ushqyese. Ndërsa, mbjellja e perimeve të ndryshme në të njëjtin toke do t’ju japë të gjitha perimeve një mundësi të marrin lëndët e tyre të nevojshme ushqyese.

Gabimi 7: Ndarja e bimëve në mënyrë të parregullt.

Bimët e pjekura të perimeve duhet të prekin butësisht njëri-tjetrin dhe të mos lënë asnjë tokë të dukshme. Kjo ndihmon në mbajtjen e lagështirës në tokë, duke i dhënë perimeve hapësirë të mjaftueshme për t’u zhvilluar. Perimet e mbjella  shumë afër së bashku mund të kenë prodhime të dobëta dhe një rrezik në rritje të dëmtuesve dhe sëmundjeve për shkak të qarkullimit të ajrit të reduktuar. Por nga ana tjetër edhe  hapësira e gjërë midis bimëve mund të lërë shumë nga  të dielli.

Gabimi  8: Mbjellja në kohë të gabuar.

Vendosja se kur do  të mbillni farat e perimeve mund të jetë sfiduese.Kur mbillni fidane në pranverë, duhet të prisni derisa të kalojë rreziku i ngrirjes, por jo aq gjatë sa që farat tuaja të fillojnë të nxjerrin filiza. Mbjellja direkte e farave në kopshtin tuaj është gjithashtu e dëmshme. Nëse ato hyjnë në tokë shumë herët, mund të goditen nga acari kur mbijnë. Por mbjellja e tyre shumë vonë nuk mund të lërë kohë të mjaftueshme për të pjekur perimet para korrjes.Kjo është një tjetër fushë ku gjetja e ditëve të pjekurisë është e dobishme.

Gabimi  9: Mbjellja e shumës së gabuar

Mbiprodhimi ose nënproduktimi i perimeve janë probleme më vete.Gjatë pranverës duhet të planifikojmë mirë nëse perimet i duam t’i ruajmë edhe për dimër, apo t’i konsumojmë të freskëta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here