25 vjet fabrika “TONA”

0

25 vjet krijim, siguri, risi dhe teknologji. Me këtë bilanc të përsour vjen në këtë përvjetor Fabrika e Përpunimit të mishit “Tona” në Korcë. Siguri ushqimore dhe standarte maksimale të prodhimit tek Impianti i ri i grumbullimit dhe therrjes së bagëtive në Korçë. Një sipërmarrje ambicioze e TONA-AL, e cila prej 25 vitesh operon në treg, përveç përpunimit të mishit, ka zgjeruar veprimtarinë e saj në grumbullimin dhe shitjen e mishit për gjithë zonën. Përveç punësimit të menjëhershëm të 50 punonjësve, për konsumatorët rritet garancia për sigurinë ushqimore .Këto ditë “Tona” që prodhimet e saj I ka kthyer në tonat festoi 25 vjetorin e krijimit.

Historia e Tona.Co

Kompania Tona Co” sh.p.k. është një kompani me aktivitet përpunimin e mishit që ndodhet në qytetin e Korçës. Ajo ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1992, në vitet e para të ekonomisë së tregut të lirë. Si rrjedhojë, në 1998 u mundësua të investohej në ndërtimin e një fabrike moderne në qytetin e Korçës me hapësirë 2 800 m 2,  investim i cili shpejt dha frutet e tij. Investimet tona në vite u shoqëruan me një marketing intensiv duke synuar rritje graduale të tregjeve brenda Shqipërisë.

Produktet “Tona” janë me cilësi shumë të lartë për të siguruar përmbushjen e nevojave të klientit, të mbështetura nga një shërbim i shkëlqyer që u bëhet atyre. Ndërkohë qe “Tona Co” sh.p.k. zhvillohet dhe rritet komuniteti do të vazhdojë të përfitojë nga vlerat e krijuara prej saj. Nga vetëm 3 produkte tradicionale sallamerie të prodhuara para vitit 1998, sot kompania ka zhvilluar gjithsej 80 produkte cilësore.

Që në krijim të saj “Tona Co” sh.p.k. ka përballuar të gjitha sfidat duke u bërë sot një faktor i rëndësishëm në tregun kombëtar, një aktivitet i filluar në tregun e rajonit të Korçës dhe i zhvilluar në 90% të territorit të Shqipërisë. Tendenca aktuale drejt një rritjeje në numrin e sipërmarrësve dhe konkurrence midis kompanive ekzistuese paraqet një mundësi për “Tona Co” sh.p.k. që të vazhdojë të jetë faktor në tregun shqiptar. Struktura e prodhimit të kompanisë është:

– Sallame dhe proshuta

– Mish i paketuar

– Konserva mishi

– Produkte gjysem të gatshme

– Produkte brumi

– Produkte djathi industrial

– Produkte salcash të ndryshme

– Produkte me bazë pule( kotoleta etj)

“Tona Co” sh.p.k. është fleksibël dhe e përgjegjshme, për të kënaqur klientët duke u siguruar atyre atë që dëshirojnë, kur e dëshirojnë, siguron cilësi për klientë të ndryshëm.  Kompania ka për qëllim të sigurojë vlerën më të mirë për klientët e saj të cilët janë të interesuar për cilësinë e produktit me çmime të përballueshme dhe dëshiron që paratë e shpenzuara për produktet e saj të shpenzohen mirë. Prandaj, propozimi për vlerën e kompanisë është të shesë freskinë dhe kënaqësinë tek klientët e vet me çmime të arsyeshme.”Tona CO” gjithashtu zhvillon aktivitetin e prodhimit sipas standartit ISO 9001 dhe HACCAP, që produktet e saj të njihen dhe aprovohen në tregjet ndërkombëtare.

Misioni i kompanisë është ndjekja me kujdes dhe me detaje e higjenës në të gjitha proçeset e prodhimit që të ofrohet cilësi e lartë për të përmbushur kërkesat e të gjithë klientëve dhe grupeve të interesit. Tona Co” sh.p.k. është një kompani që zotëron një teknologji moderne në industrinë e përpunimit të mishit në Shqipëri.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here